Vdes personi i parë nga coronavirusi në Kosovë

Është shënuar viktima e parë e coronavirusit në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e personit të parë me coronavirus e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK), thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Sipas komunikatës së IKSHPK, rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.