Thaçi: Këshilli i Sigurisë mblidhet në orën 20:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sonte në orën 20:00, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.
“Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
KALLXO.com raportoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë kërkesë kryeministrit Albin Kurti të thirrë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të marrë masa të reja për coronavirusin.Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com nga Zyra e Presidentit.

Numri i të infektuarve në Kosovë nga coronavirusi ka shkuar tashmë në 17.

Shkon në 17 numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë – VIDEO