Shkon në 17 numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë - VIDEO

Numri i  të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në shtatëmbëdhjetë.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.

“Janë testuar 272 mostra dhe gjithsej 17 janë pozitive. Gjendja e të prekurve që po trajtohet në klinikë është stabile e që janë 10 prej tyre. Përvec 77 vjecarit që ka disa probleme e po asistohet me oksigjenoterapi”, tha Vitia.

 

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 17 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.

Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.
Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.