Ilustrim

Tetë persona lëndohen rëndë pas rrahjes mes vete

Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore mbrëmjen e së hënës në Ferizaj, pas një përleshje që ka ndodhur mes tyre.

Këto lëndime dyshohet të jenë shkaktuar si pasojë e një përleshjeje gjatë së cilës janë përdorur edhe mjete të mprehta. Policia njofton se motivet e rrahjes janë ende të panjohura.

Pesë prej të dyshuarve, pasi që morën tretmanin mjekësor, janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.