Sipas raportit të ASK dhe UNFPA, Kosova do të ketë rënie të numrit të banorëve – Foto: Rtv21

Testi i fundit për regjistruesit e popullsisë në Kosovë, regjistrimi nisë me 5 prill 2024

Institucioni i statistikave në Kosovës, ASK, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur që ka filluar trajnimi i regjistruesve për testin e fundit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv ka thënë se ky është testi i fundit para regjistrimit të popullsisë i cili pritet të filloj më datën 5 prill 2024.

“Në fjalën e tij hyrëse, U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Avni Kastrati, foli për rëndësinë e Regjistrimit dhe rolin e regjistruesve dhe mbikëqyrësve gjatë punës në terren. Ai tha se ky është testi i fundit që do të mbahet gjatë këtyre ditëve për t’i hapur rrugë Regjistrimit të Popullsisë në terren që do të mbahet nga 05 prill deri më 17 maj 2024”- thuhet në njoftimine ASK-së.

Gjatë këtyre 5 ditëve, sa do të zgjasë trajnimi, regjistruesit dhe mbikëqyrësit do të trajnohen rreth: Përmbajtjes së pyetësorit, metodës elektronike (CAPI) të mbledhjes së të dhënave, se si t’i përdorin pajisjet elektronike (tabletët) dhe hartat digjitale, metodologjinë, dhe çështje të tjera me rëndësi.

Tutje bëhet e ditur se Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale për ta realizuar një regjistrim të suksesshëm të popullsisë në vend.