Tërmet në Shqipëri

Një tërmet është ndjerë rreth orës 17:20 në qytetin e Durrësit dhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në qarkun e Durrësit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës rihter, sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, raportojnë mediat shqiptare.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar…