Ilustrim
Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Durrësit
06.12.2020 - 09:13
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Magnituda e tërmetit raportohet të ketë qenë 4.6 e shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km.
Qendra Evropiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 21 kilometra nga Durrësi.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lezhë.
Nuk ka raportime për dëme apo persona të lënduar./21Media