Ilustrim

Tërmet 4.3 ballë në Shqipëri

Para disa minutave Shqipëria është prekur nga një tërmet me magnitudë 4.3 të rihterit.

Sipas të dhënave, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, 25 kilometra në jug-perëndim të Durrësit.

Tërmeti i fundit i cili pati pasoja të mëdha ishte ai i 26 nëntorit, i cili la të vdekur mbi 50 persona, qindra të plagosur dhe mijëra të tjerë pa strehim.

Që nga 26 nëntori, ka pasur edhe lëkundje të tjera por të njëjtat nuk kanë qenë me magnitudë të lartë.