Ilustrim

Tërmet i ri në Shqipëri

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Vorë, fuqia e të cilit ka qenë 2.9 i shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 7 kilometra larg Vorës dhe 22 kilometra larg Tiranës.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, këto lëkundje janë normale pas atij që ra më 26 nëntor.

51 persona kanë vdekur, mbi 1.000 janë lënduar e shumë ndërtesa janë rrënuar tërësisht ose pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Zonat më të goditura ishin Durrësi, Thumana, e të tjera./21Media