Tërmet me magnitudë 6.2 në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Japoninë.

Tërmeti ka rënë rreth tri orë më parë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, EMSC, thellësia e tërmetit është 112 kilometër.

Sipas NHK World-Japan, që është shërbimi ndërkombëtar i organizatës mediatike publike japoneze, autoritetet e këtij vendi kanë thënë se nuk ka rrezik për cunami.