Ilustrim

Tenton të kaloj kufirin pa dëshmi të vaksinimit duke ofruar 50 euro ryshfet, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të dielën pasi ka tentuar të kaloj kufirin drejtë Kosovës pa dëshmi të vaksinimit kundër COVID-19.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, i njëjti kishte tentuar që t’i jap ryshfet policëve ndërsa ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

I njëjti, sipas forcave të rendit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave (ishte i pa vaksinuar)”, thuhet në njoftim.