Tentim vrasje në Gjakovë

Një tenim vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Policia e Kosovës bën të ditur për KALLXO.com se sot rreth orës 14:00 kanë marrë informacion për gjuajtje me armë zjarri në brendi të një punëtorie që gjindet në rrugën “Gaspër Karaçi”.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se paraprakishtë kanë pasur një fjalosje me të dyshuarin me inicialet Sh. V.

“Pas fjalosjës i dyshuari kishte shkuar tek vetura e tij ndërsa ankuesi ishte larguar jashtë punëtorisë.  I dyshuari kishte marrë një armë zjarri të shkurtë, me të cilën kishte shkuar në zyrën e dëshmitarit të lartëcekur duke e kërkuar viktimën. Dëshmitari ishte munduar ta ndalte mirëpo i dyshuari kishte gjuajtur në drejtim të derës së punëtorisë duke menduar se viktima ndodhej aty brenda”, njofton Policia.

Pas arrestimit të të dyshuarit, Policia njofton se në konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti merr vendim mbi ndalimin policor për 48 orë.

Sipas Policisë, hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rastit të ndodhur.