Temperaturat deri në 33 gradë Celsius sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.