Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Ferizaj, 65-vjeçari shoqërohet në Polici

Sot rreth orës 12:00 Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën “Tirana” në Ferizaj, në një aheng familjar janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia thotë se njësitë e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin M.H, i moshës 65-vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, përderisa është konfiskuar një pistoletë.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.