Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Mitrovicë të Jugut

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se ngjarja është raportuar se ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Veliu”.

Ai tutje ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armës.

Zahiti ka njoftuar se rasti i inicuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm është duke u hetuar nga ekipet e nevojshme policore.