
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Të shtëna me armë në aheng, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Jugut
02.10.2023 - 12:12
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, i cili dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka shtënë në rrugën “Marije Shllaku” në komunën e Mitrovicës së Jugut, më 1 tetor rreth orës 22:45.
Të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tetë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Si dhe i është konfiskuar edhe leja për bartjen e armës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt, përderisa rasti ndaj tij është trajtuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.