Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Të shtëna armësh në ahengun familjar, policia konfiskon kallashnikovë e pistoleta

Një kallashnikovë, katër pistoleta të ndryshme me karikator, njëra nga to me gaz, 49 fishekë të kalibrave të ndryshme, 44 fishekë me gas dhe 349 gëzhoja janë konfiskuar në një fshat të Prishtinës, saktësisht në Grashticë, mbrëmjen e kaluar.

Policia ka njoftuar se për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Përveç arrestimit janë bastisur shtëpitë e të njëjtëve dhe objektet përcjellëse në të cilat janë konfiskuar edhe armët e municioni i lartë përmendur.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Armët e konfiskuara në Grashticë, foto: Policia e Kosovës