Të gjitha patrullat e Policisë nga sot me armë të gjata

Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se patrullat anekënd Kosovës do të pajisen me këto armë.

Sipas tij, kjo e rrit efikasitetin në luftimin e krimit dhe mundësohet ambient i sigurt, rendi publik më i qetë dhe më shumë siguri për policët.

Sveçla ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin.

Në fotografitë e postuara nga Sveçla shihen armët e gjata.

Ai ka postuar fotografi të përbashkëta me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Para pak muajsh, Presidentja Vjosa Osmani gjatë një vizite në Kroaci i pati testuar armët e njëjta të cilat ministri Sveçla njoftoi se tanimë janë në duart e Policisë së Kosovës.

 

Komandantja Supreme e FSK-së teston armët në Kroaci