Vjosa Osmani në kompanin për prodhimin e armëve HS Product në Kroaci

Komandantja Supreme e FSK-së teston armët në Kroaci

Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj në Facebook.

Presidentja shihet teksa po teston një armë në kompaninë për prodhimin e armëve “HS Product”.

Kjo kompani e armëve gjendet në Karlovac të Kroacisë.

Osmani, me ftesë homologut të saj kroat, Zoran Milanoviq, ka udhëtuar të hënën për vizitë zyrtare në Kroaci.

Sipas një njoftimi për media, fokus i diskutimeve mes tyre do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Milanoviq për bazën ku u stërvitën serbët: Nuk mund të futesh pa aprovim të komanduesve të lartë

Osmani kërkon frenimin e Serbisë si masë parandaluese për sulmet e tjera