Suspendimi i zyrtarit policor, dyshohet se publikoi pamje të serbit të arrestuar gjatë kohës sa ishte në stacion policor

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës sot është suspenduar një zyrtar policor i cili dyshohet se ka kryer xhirim të paautorizuar të arrestimit të një personi të dyshuar.

Ai dyshohet se ka publikuar pamje të Nenad Orlloviq, i njohur si “Rusi” gjatë kohës sa ka qenë i arrestuar brenda stacionit policor.

Në këtë xhirim Orlloviq shihet i zhveshur dhe me kapelë në kokë.

Pamjet e shpërndara nga ky xhirim janë përdorur nga mediat serbe të cilat pretendojnë për keqtrajtim të serbëve nga ana e policisë.

Kosovo albanian record of a torture of serbian nenad orlovic

Same as ISIS https://t.co/Y3guZaaMqF

— TommyShelby (@TommySh40420834) June 24, 2023

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan më 29 maj.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, personi i njëjtë po ashtu është identifikuar si pjesë e disa prej problemeve tjera që kanë ndodhur në veri të Kosovës, përfshirë ngjarjet me barrikada ku një person i ngjashëm, i maskuar, shihet afër një kamioni. Në dosjen e hetimit pretendohet se është personi i njëjtë.

Pamje nga momenti i arrestimit të të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan