Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmuan policët në Graqanicë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Graqanicë pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com në rast është dërguar një patrullë policore në të cilën ka pasur zyrtarë policorë serbë e shqiptarë.