Burgu, ilustrim

Sulmohet një gardian në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Një person i cili është në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dyshohet se ka sulmuar një punëtor të Shërbimit Korrektues.

Ngjarja për të cilën nuk dihen ende motivet, raportohet se ka ndodhur gjatë së hënës, rreth orës 11:15.

I dyshuari është në këtë qendër që nga data 17.11.2023.

Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal për shkak të lëndimeve të pësuara.