Suharekë, vdes një person pasi goditet nga një automjet

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në autostradë afër Suharekës.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai shtoi se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë tutje rastin.

“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person (këmbësor) janë përfshirë në këtë aksident.  Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet”, ka thënë Hoxha.