Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suharekë, plagos veten me armë gjuetie

Një person ka plagosur veten me armë gjuetie.

Rasti ka ndodhur në fshatin Doberdelan të Suharekës dje rreth orës 15:10.

Policia njofton se është raportuar se në QKMF në Suharekë ka kërkuar tretman mjekësor një person, i cili më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman ku më pas është liruar për në shtëpi.

I dyshuari me armë gjuetie është vetëplagosur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishekë te cal. 16 mm.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.