Specialja bastis shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj - FOTO

Zyra e Prokurorit të Specializuar e Gjyaktës Speciale në Hagë, është duke kryer disa bastisje sot.

Specialja po kryen bastisje në shtëpinë Bashkim Smakajt, ish drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, AKI.

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku janë parë vetura të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se bastisje janë duke u kryer edhe në shtëpinë e Blerim Shalës, këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Artan Çerkini, avokat i Shalës, por që i njëjti ka qenë i paqassëm në telefon.