Pallati Mbretëror në Madrid/ Foto: REL

Spanja ndalon ushqimet e yndyrshme në Shkolla

Bufetë e Shkollave të Spanjës kanë hartuar meny të reja, më të shëndetshme, në përpjekje për reduktimin e obezitetit në mesin e fëmijëve – raporton të enjten, më 17.04.2025, televizioni Euronews.

Këshilli Spanjoll i Ministrave ka adoptuar një Dekret mbretëror gjatë javës që mandaton Shkollat, që të shërbejnë prodhime vendase dhe që të ndalojnë ushqimet e thata e të yndyrshme. Zyrtarët kanë thënë se Vendimet janë hapa të rëndësishëm për të ofruar ushqime më të shëndetshme për fëmijët e familjeve me të ardhura më të ulëta.

Sipas një Raporti të vitit 2023, 46.7% e nxënësve spanjollë prej 6 deri në 9 vjeç – familjet e të cilëve fitojnë më pak se 18,000 euro në vit – krahasuar me 29.2% të cilët janë fëmijë të familjeve me të ardhura më të larta vjetore.

Hulumtimet e reja kanë treguar se obeziteti në fëmijëri në Spanjë lidhet me statusin socioekonomik, dietën e varfër dhe stilin e jetesës.

Si pjesë e direktivës së re Shkollave u kërkohet të ofrojnë fruta dhe perime të freskëta përditë – 45% e së cilës duhet të jetë sezonale – derisa pijet me sheqer dhe ushqimet e përziera do të ndalohen prej makinave automatike. Peshku dhe orizi i zi, ose pastat duhet të shërbehen së paku njëherë në javë dhe ekuivalenti i dy vakteve në muaj duhet të jenë organike.

Plani rekomandon njashtu që Shkollat të shërbejnë më shumë fasule dhe vaj ulliri, ose luledielli për përgatitjen e ushqimeve të thata, që mund të ofrohen njëherë në javë, nëse përgatiten taze dhe njëherë në muaj, nëse janë vakte të parapërgatitura, si picat.

Rregullat janë të nevojshme për shkak se Shkollat spanjolle po dështojnë aktualisht t’i zbatojnë Rekomandimet kombëtare – ka bërë të ditur Qeveria në një deklaratë. 74% e bufeve dhe 70% e makinerive automatike të ushqimit nuk i përmbushin standardet e ushqimit.

Pablo Bustinduy, Ministër spanjoll i Çështjeve Sociale dhe të Konsumit, ka thënë se rregullat do të zbatohen në Shkollat publike, të subvencionuara nga shteti dhe Shkollat private – përfshirë edhe Qendrat e Edukimit të hershëm, Shkollat fillore, Qendrat e Trajnimit Arsimor dhe të tjera.

Në mesin e qytetarëve 16 vjet e më të mëdhenj në Spanjë, 45.4% e personave janë me mbipeshë, ose obezë – një shifër më e ulët se shumica e shteteve të tjera të Bashkimit Europian. Por, duke marrë parasysh obezitetin në fëmijëri, çështja mbetet sfidë më vete që mund të rritet edhe më shumë.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com