Ilustrim

Skenderaj, konfiskohen para që dyshohen të jenë të falsifikuara

Gjatë kontrollit të një veture nga ana e policisë janë sekuestruar 41 monedha nga 10€ dhe 31 nga 20€, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në Skenderaj, më 15 prill rreth orës 00:35.

“I dyshuari me dy dëshmitarët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport policor.