Policia e Kosovës

Konfiskohen pajisje për organizim të bixhozit në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se është kryer një kontroll në lokalin e një të dyshuari në Mitrovicën e Veriut.

Me këtë rast, janë konfiskuar si prova materiale: një sprej dhe disa pajisje të dyshuara për organizim/luajtje bixhozi.

Rasti raportohet se ka ndodhur më 29.02.2024.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.