Dogana konfiskon mbi 7 mijë euro mallra në një depo në Zveçan (FOTO)

Dogana e Kosovës njofton se ka konfiskuar mallra në një depo në Zveçan. Ndër to janë: 280 copë pije alkoolike të forta, 300 verëra të ndryshme dhe 180 produkte kozmetike u konfiskuan.

Sipas Doganës, mallrat tejkalojnë shumën prej 7 mijë eurove.

Këtë aksion Dogana e ka kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.