Situatë e qetë sot në Zveçan

Situatë e qetë është raportuar në orët e mëngjesit të sotëm në zonën Zveçanit deri sa gjatë ditës se djeshme pati një mori zhvillimesh pas vrasjes së një zyrtari policor e plagosjes së një tjetri në Banjskë.

Një grup terrorist fillimisht vrau një polic kufitar e plagosi një tjetër në orët e hershme të mëngjes të djeshëm.

Më pas të njëjtit ishin vendosur në manastirin e Banjskës për të nisur më pas edhe sulmin ndaj forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Këtyre sulmeve iu ishte kundërpërgjigjur policia.

Ngjarjet që u zhvilluan mbrëmë e që zgjatën me orë të tëra u përcollën me vëmendje nga vendore e ndërkombëtare.

Misioni i KFOR-it që gjatë gjithë ditës së djeshme ishte në terren, është parë në monitorim edhe gjatë ditës së sotme.

Me automjete të rënda siç janë edhe autoblindat ata po vazhdojnë të monitorojnë situatën edhe sot.

KALLXO.com mëson se Policia edhe gjatë ditës së sotme po vazhdon që të kontrollojë zonën në të cilën fillimisht kishin marrë nën kontroll grupi terrorist e më pas shumica e tyre ishin arratisur gjatë ditës pas ndërhyrjes së policisë.

Një sasi e madhe e armatimit të lehtë e të rëndë është konfiskuar mbrëmjen e kaluar në zonën ku ishin vendosur grupi terrorist.

Vetura, automjete të renda të grupit janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe të njëjtat janë konfiskuar.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron edhe sot në veri të vendit për të sjellë zhvillimet nga atje.

Krejt çka ndodhi dje në veri