Sindikata e Re e KEK-ut proteston dhe kërkon realizimin e pesë kërkesave të tyre

Sindikata e Re e KEK-ut ka protestuar para zyreve të KEK-ut duke kërkuar që të plotësohen pesë kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë rrogën e 13-të për punëtorët e saj, sigurimi shëndetësor të bëhet për një afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tashmë, që të zbatohet marrëveshja Kolektive dhe ajo Sektoriale, sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse për të gjithë punëtorët si dhe sigurimi i mjeteve higjienike si dhe kërkesa e fundit është që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

Ushtrus detyre i kryetari të Sindikatës së Re të KEK-ut, Selatin Sadiku është ankuar në bordin e KEK-ut duke thënë se nuk janë takuar me ta.

“Asnjëherë nuk ka pasur kohë të takohet me neve, na ka anashkaluar për dy mandate. Ne objektin përballë neve janë punëtorë të cilët kanë rroga të larta. I kemi 33 raste të vdekjes këtë vit. Në  KEK punohet me tri ndërrime, kushtet e punës janë të rënda. KEK-u duhet të punojë në krijimin e kuadrove të reja”, ka thënë Selatin Sadiku.

Kryetari i PSPK-së, Atdhe Hykolli, është shprehur se mbështet kërkesat e tyre.

“Ju që jeni këtu, jeni drita e Kosovës. Kërkoj nga menaxhmenti që të ulet bashkë me Sindikatën e Re të KEK-ut për takim. BSPK ju mbështet”, ka thënë Hykolli.

Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Sindikale për Mbrojte dhe Siguri, Jusuf Azemi.

“Ne KEK punohet në kushte të vështira. Pa KEK-un Kosova pasivizohet. Me punëtorin çdo gjë fillon e mbaron. Punëtori duhet synimi kryesore”, ka thënë Azemi.