Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë polici i Kosovës

Një polic ka mbetur i vrarë e dy të tjerë të plagosur sonte në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas burimeve të KALLXO.com, incidenti ka ndodhur gjatë një operacioni bastisjeje të Njësisë së Anti-Drogës.

Polici është vrarë e dy kolegët e tij janë plagosur nga shpërthimi i një mjeti eksplodues.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të incidentit.

Këto janë pamjet e siguruara nga KALLXO.com nga vendi ku ka ndodhur incidenti tragjik.