Foto-ilustrim

Policia e Prizrenit jep detaje për incidentin ku mbeti i vrarë një polic

Policia e Prizrenit ka dhënë detaje rreth incidentit tragjik që ndodhi sonte në Zhur të Prizrenit, ku një polic humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas Policisë, në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur  dyshohet se ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të paidentifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar.

“Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zëdhënësi i Policisë, toger Shaban Osmanollaj.

Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë polici i Kosovës