Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtërpcë, arrestohet një burrë për kanosje

Një burrë nga Shtërpca është arrestuar për kanosje të një personi të moshës 79-vjeçare.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në “zonën e vikendit” në Brezovicë për shkak të një mosmarrëveshje për parking.

Tutje nga policia potencohet se i dyshuari i moshës 66-vjeçare është shoqëruar në stacionin policor në Shtëprcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorisë në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.