Kombëtarja e Shqipërisë Foto: FShF
Shqipëria në grup me Serbinë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026
13.12.2024 - 13:03
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të përballet me Serbinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria do të jetë pjesë e grupit K, në të cilin grup momentalisht janë edhe Anglia, Serbia, Letonia dhe Moldavia.
Kupa e Botës 2026 do të organizohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).