Shqipëri: Sërish një 1 vdekur nga Covid-19 dhe shtohen infektimet

Një zonjë 76-vjeçare nga Tirana humbi jetën prej Covid-19, megjithë mjekimet në spital, duke shënuar edhe vdekjen 2 mijë e 458 nga koronavirusi prej marsit 2020, kur nisi pandemia.

Mjekët zbuluan sot edhe 149 infektime të reja mes qytetarëve. Në njoftimin e zyrtarëve të shëndetësisë përmenden 3 mijë e 753 testime të ditës së sotme, ndërsa qytetarët e infektuar rishtas janë në 26 qytete thuajse nga gjithë Shqipëria.

Jo zyrtarisht shihet se asnjë qytet nuk vlerësohet si zonë e lirë nga Covid-19. Të paktën 763 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po trajohen 27 pacientë.

Numri i të prekurve gjatë 18 muajve është 133 mijë e 591 vetë.

Vaksinimi i popullatës vazhdon me rite të larta, ndërsa gushti është muaji i hapur për vaksinimit antiCOVID për qytetarët mbi 18 vjeç.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Qytetet më të prekura aktualisht janë Tirana, Shkodra, Elbasani, Vlora, Fieri, Berati, Lezha e Durrësi./VOA