Ilustrim

Shpërthen bojleri në një shtëpi në Polac, lëndohen tre persona

Një bojler ka shpërthyer brenda një shtëpie në fshatin Polac të Skenderajt sot rreth orës 06:30 të mëngjesit.

Lajmin për KALLXO.com  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ilmi Prekazi.

Prekazi ka thënë se si shkak i shpërthimit tre persona kanë pësuqar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ai ka shtuar se në koordinim me Prokurorin, rasti është duke u hetuar.

“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, ku informata e pranuar ka qenë për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rrethanat e shpërthimit”, tha Prekazi për KALLXO.com