Shkarkohet këshilltarja e Qeverisë, dyshohet se babai i saj u përfshi në skandalin 2 milionësh

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi e ka shkarkuar këshilltaren e saj Hajrie Gashi, pasi që dyshohet se babai i saj është përfshirë në skandalin ku dyshohet se janë vjedhur 2 milionë euro nga Thesari i Buxhetit të Kosovës.

Balaj ka thënë se vendimin për ta shkarkuar e ka marrë për të hequr dyshimet se funksionin i këshilltares mund të përdoret për të penguar drejtësinë.

Transferimi i mbi 2 milionë eurove ishte bërë përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Drenasit (Gllogocit), 30 kilometra larg Prishtinës.

Në arrati janë K. Sh. dhe V. Sh., të cilët janë të lidhur me kompaninë në fjalë.

Lexoni njoftimin e plotë të zëvendëskryeministres Hajrie Gashi:

Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj. Hajrie Gashi, me efekt të menjëhershëm, ta liroj nga detyra e këshilltares.

Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!

Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm.

Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!

Transferi që i përpiu 2 milionë euro, zbulohet kompania që iu transferuan

.