
Shkarkohet drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta
20.9.2023 - 20:43
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë e ka shkarkuar nga pozita drejtorin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Fatmir Sfishtën.
Ketë lajm për KALLXO.com ka konfirmuar vetë Sfishta.
Ai ka thënë se vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë sot pas orarit zyrtar të punës, përmes një e-mail.
Tutje ka theksuar se arsyet e shkarkimit nuk mund t’i bëjë të ditura sonte.