Foto: Giovanni Barbano, X

Shefi i EULEX-it u takua me kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, është takuar sot me kryeshefin e Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj.

“Theksova rolin vendimtar të IPK-së në sigurimin e një shërbimi policor transparent, demokratik dhe në përputhje me të drejtat e njeriut, përgjegjës ndaj të gjithë anëtarëve të shoqërisë kosovare” – ka shkruar Barbano në rrjetin social X.

Sipas njoftimeve të IPK-së dhe të shefit të EULEX-it, të dy janë shprehur falënderues për bashkëpunimin.

Barbano thotë se inkurajoi Hodajn që të mbajë një kanal të hapur të komunikimit me popullin, duke e informuar atë me kohë për rezultatet dhe hapat e marrë nga IPK-ja.