Senatori amerkan: Nëse rizgjedhet president, Trump 'do ta shkatërrojë demokracinë amerikane'

Senatori i Virxhinias Perëndimore Joe Manchin, pas njoftimit të tij për të mos e kërkuar rizgjedhjen, paralajmëroi për pasoja të rënda nëse votuesit e zgjedhin ish-presidentin Donald Trump për një mandat tjetër, shkruan Associated Press.

Manchin e kritikoi natyrën përçarëse të sistemit dypartiak dhe shprehu shqetësimin për ndikimin e mundshëm të Trump në demokraci, duke përmendur retorikën e tij polarizuese.

“Nëse votuesit amerikanë i japin ish-presidentit Donald Trump një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë, ai do ta shkatërrojë demokracinë në Amerikë”- ka thënë Manchin.

Manchin u distancua nga zgjedhjet potencialisht të prishura, por deklaroi angazhimin e tij për ta shpëtuar kombin nëse kërkohet.

Ai i dënoi sjelljen e Trump dhe gjithashtu e kritikoi Presidentin Biden për animin shumë majtas. Pavarësisht spekulimeve për një kandidim presidencial ose përfshirje me lëvizjet politike centriste, Manchin mbetet i pavendosur, duke theksuar nevojën për ndryshim jashtë Uashingtonit.

Manchin i ka përmendur konfrontimet ekstreme politike si shembull për gjendjen aktuale të politikës amerikane dhe e ka fajësuar ish presidentin Trump për vazhdimësinë e polarizimit dhe përdorimin e pushtetit për hakmarrje personale. Manchin theksoi rolin e tij në lehtësimin e legjislacionit dypartiak në Senat, por u ankua për rënien e ndikimit të demokratëve tradicionalë të Virxhinias Perëndimore që i mbrojnë interesat e qymyrit, duke mos u përafruar më me qëndrimin e partisë progresive për energjinë e pastër.

Manchin e ka shprehur zhgënjimin e tij për ndryshimin e perceptimit ndaj demokratëve të Virxhinias Perëndimore dhe kontributeve të tyre për kombin./Associated Press

Përgatiti: Nuhi Shala