Samiti i Sofjes 16 + 1

Samiti i Sofjes nesër mbahet virtualisht, pjesëmarrëse edhe Kosova

Të martën do të mbahet Samiti i Sofjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili është vazhdimësi e procesit të Berlinit.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas ZKM-së, tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit, për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.