Rusia largohet edhe nga video-lojërat 'FIFA 2022'

Shteti i Rusisë po vazhdon pushtimin e Ukrainës por në sferën sportive, Rusia është duke u përballur me shumë probleme.

Shumë organizata kanë përjashtuar shtetin edhe garuesit e Rusisë nga të gjitha garat.

Një tjetër goditje, Rusia e ka marr edhe nga kompania e video-lojërave, EA-SPORTS FIFA.

Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se Rusia është larguar nga të gjitha video-lojërat në “FIFA 2022”.

“Në përputhje me partnerët tanë në FIFA dhe UEFA, EA SPORTS ka nisur proceset për të hequr Kombëtaren Ruse dhe të gjitha klubet ruse nga produktet e EA SPORTS FIFA duke përfshirë: FIFA 22, FIFA Mobile dhe FIFA Online. Ne po vlerësojmë gjithashtu në mënyrë aktive ndryshimet që lidhen me fushat e tjera të lojërave tona” thuhet në njoftimin e EA SPORTS FIFA.