Rruget me Bore - Arkiv

Reshjet e borës - Policia bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës ka bërë apel që qytetarët të kenë më shumë kujdes në trafik.

Qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur mbrëmë, sipas policisë.

“Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bie, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve” – thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, që para dy javësh kishte kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.