Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reagon Muhaxheri: Jam i tronditur, ekipet tona janë në teren

Ka reaguar kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pas vërshimeve që goditën këtë komunë dhe shkaktuan dy viktima.

Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka thënë se është shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur, ndërsa ka bërë të ditur se ekipet e komunës janë në teren.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë.Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet” – ka thënë Muhaxheri.

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet në qytetin e Pejës. Viktimat janë një fëmijë 5 vjeçar, si dhe nëna e tij.

Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhdukur, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e vërshimeve.

Gjendet pa shenja jete edhe nëna e fëmijës së vdekur në Pejë