Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Prishtinë, 22 mars 2021. (OSBE/Yllka Fetahaj)

Rasti i "Klan Kosovës", reagon shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar lidhur me refuzimin nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të ankesës së “Klan Kosovës” ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Davenport ka thënë se e ka parë me shqetësim pezullimin e licencës së “Klan Kosovës”.

“Vendimi i sotëm për të konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të ‘Klan Kosova’ thellon shqetësimin tonë. Unë besoj se në shqyrtimet e tij Komisioni i Pavarur i Mediave – Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM – do të nderojë përgjegjësinë e tij për të mbrojtur lirinë e medias dhe pluralizmin në #Kosovë ”- ka thënë ambasadori Davenport.


Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se ka refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

Përmes një njoftimi MINT ka thënë se këtë vendim e ka marrë komisioni për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve.

Në njoftim thuhet më tej se pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.