Ilustrim

Raportohet një rast i ngacmimit seksual në Obiliq, një person arrestohet

Gjatë ditës së djeshme në orët e mbrëmjes një grua ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Ngjarja është regjistruar në Obiliq ndërsa policia ka njoftuar se ka intervistuar palët e përfshira në rast.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.