Raportohet një rast i falsifikimit të parasë në Prishtinë

Një rast i falsifikimit të parasë dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se më 04.04.2024 në 09:45h, një ankuese ka raportuar për pranim të monedhave të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Sipas PK-së, monedhat janë konfiskuar për procedura të mëtejme dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet.