Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohen tre persona të zhdukur në Pejë

Një burrë ka raportuar në Polici se një grua dhe dy burra të tjerë janë larguar nga shtëpia në Pejë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se raportuesi ka deklaruar se që nga largimi i tyre nga shtëpia, nuk ka njohuri për vendodhjen e tyre.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 dhjetor dhe është duke u hetuar nga Policia.

Rasti është inicuar si person i zhdukur.