Rama: Duhet të ndërtojmë një Shqipëri moderne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ka falënderuar qytetarët  që nuk janë dorëzuar asnjëherë në rrugën evropiane të Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar, tha që qytetarët e vendit të tij kanë pasur shumë pengesa përgjatë viteve të fundit.

“Falënderim për mbarë popullin shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian, dhe fal të cilit ne qëndruam më këmbë pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet e Këshillit të Evropës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta, krijuan një situatë të vështirë por na forcuan më shumë se që ishim”, tha Rama.

Rama tha që tani është koha për tu ngritur për ta ndërtuar Shqipërinë moderne.

“Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit, por situata është kjo që është dhe ne thjesht na duhet që ngrihemi dhe të ndërtojmë një Shqipëri moderne dhe të fortë në një Ballkan të hapur perëndimor dhe demokratik.

Sot për Shqipërinë, por dhe për Maqedoninë e Veriut, zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.

Hapja e bisedimeve për këto dy vende vjen pasi ditë më parë, Kuvendi maqedonas miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin.